Erjona, tifozja më tërheqëse në Europë

11/10/2016 00:00

Erjona Sulejmani po kalon disa ditë të lumtura. Shqiptarja është bashkëshortja e mesfushorit të Zvicrës, Blerim Xhemajli. Çifti që janë të martuar prej 3 vitesh e që kanë edhe një djalë, duken shumë të lumtur.

Gjatë verës, Erjona tërhoqi jo pak vëmendje në stadiumet e Francës ku u luajtën sfidat e Euro 2016. Gruaja e ish-mesfushorit të Napolit, që aktualisht aktivizohet me Bolonjën, është gjithmonë e pranishme në ndeshjet e të shoqit.

Bukuroshja 29-vjeçare është cilësuar nga revista “GQ Italy” si tifozja më tërheqëse në Europë. Duke parë linjat e Erjonës, që jo në pak raste ka mbështetur edhe Shqipërinë përmes postimeve në rrjete sociale, mendojmë se e meriton këtë titull.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel