Drake thyen rekordin e Michael Jackson

10/10/2016 00:00

Reperi Drake vendos një rekord të ri për American Music Awards me 13 nominime për çmimet që do të jepen këtë vit. Ai thyen kështu rekordin e vendosur nga Michael Jackson para 30 vjetësh me 11 nominime për albumin “Thriller”.

Albumi i Drake, “Views”, ka qëndruar për 13 javë në krye klasifikimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rihanna është nominuar në 7 kategori, e ndjekur nga Adele dhe Justin Bieber, me nga 5 secili. Me 4 i ndjek Beyonce.

Për çmimin kryesor, artistin e vitit në garë do jenë Drake, Beyonce, Rihanna, Adele, Bieber, Selena Gomez , Ariana Grande, The Weekend, Carrie Underwood dhe Twenty One Pilots.

Çmimet amerikane të muzikës përzgjidhen nga votat e fansave dhe bazohen në shitjet dixhitale të këngëve dhe albumeve, turneve,  transmetimeve radifonike, apo aktiviteteve në rrjetet sociale.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni në Los Anxheles më 20 nëntor.

Top Channel