Makina e policisë përplaset me motorin, një i vdekur

10/10/2016 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një makinë e policisë është përplasur me një motor.

Bëhet e ditur se makina e Policisë së Sarandës me targë 2244 është përplasur me një motor, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, shtetasi I.L, 45 vjeç banues në fshatin Shegas të Lushnjes.

Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet për shkaqet e aksidentit.

Top Channel