Putin-Erdogan takohen në Stamboll për gazsjellësin “Turkish Stream”

10/10/2016 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan janë takuar në Stamboll ku biseduan për të filluar zbatimin e projektit të gazsjellësit të përbashkët “Turkish Stream”, duke lënë pas krahëve acarimet mes dy shteteve që kur forcat ajrore turke goditën një avion rus në kufirin me Sirinë.

Putin ndodhet në Stamboll me ftesë të Erdogan, si pjesëmarrës i samitit botëror të energjisë.

Gjatë fjalimit të tij në këtë samit, presidenti rus tha se ishte i gëzuar që autoritetet turke arritën ta mbanin situatën nën kontroll dhe të parandalonin grushtin e shtetit në muajin korrik. Dy liderët diskutuan gazsjellësin e përbashkët “Turkish Stream”,  u cili hap edhe një rrugë tjetër për hyrjen e gazit nga fushat ruse në Europë. Ky korridor është rivali I  “South Stream” i cili do të  transportojë gazin natyror nga fushat e Azerbajxhanit në Europë, nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë, dhe Italisë.
 
“Ne po vazhdojmë punën për  projektin “Turk Stream”, I cili ka për qëllim të transportojë gazin natyror, të cilin ne e blejmë tashmë nga linjat ballkanike, direkt nga Rusia përmes detit të zi. Pjesa e dytë e këtij projekti do të varet nga kushtet e tregut të gazit në Europë. Në anën tjetër, gazi i mesdheut lindor është një alternativë e re që I shton burimet tona.” U shpreh presidenti turk, Erdogan.

Projekti prej 11,4 miliardë eurosh Ishte prezantuar nga putin dy vite më parë,po në Turqi, si një alternativë ndaj anulimit të kalimit të korridorit jugor përmes bullgarisë. Pritet që ndërtimi i tij të finalizohet më 2019-ën dhe sasia e gazit natyror që do të transportohet prej tij të jetë 32 miliardë metër kub në vit.

Top Channel