Hashashi, problem italian. “La Stampa”: U trefishua sipërfaqja në 2016

10/10/2016 00:00

Kultivimi i hashashit është kthyer në një problem edhe për shtetin fqinj, Italinë.

Sipas një artikulli të publikuar në “La Stampa”, në vitin 2016 sipërfaqet e mbjella me hashash janë trefishuar nga veriu në jug të Italisë.

Në vitin 2015  janë zbuluar 139 mijë rrënjë, ndërsa këtë vit 405 mijë, pjesa më e madhe në shtator. Sipas të dhënave të policisë, pjesa më e madhe mbillet në Trapani.  Më pas vjen Napoli, Sirakuza, Kalabria, Katanxaro.

Shpesh shfrytëzohet sistemi ujitës kolektiv, ndërsa zonat shpyllëzohen enkas për këtë qëllim. Muajin e kaluar në Palermo  u mbyllën e hetimet dhe u arrestuan 16 persona.

“I mbillnim poshtë kumbullave”, dëgjohen agronomët e “Cosa Nostra”-s në përgjimet telefonike.

Sipas “La Stampa”, në jug të Italisë çdo ditë zhvillohet një operacion blic, në të cila përdoren pajisje të teknologjisë së lartë, me valë elektromagnetike, duke bërë të mundur zbulimin e bimëve narkotike edhe në rastet kur mbrohen nga pemë më të larta.

Sipas “La Stampa”, kultivimi është shtuar pas luftës që autoritetet shqiptare në Shqipëri kanë ndërmarrë ndaj kultivimit të kanabisit që furnizon Europën. Ndaj krahas importit, organizatat mafioze si: Ndrangheta, Camorra, Cosa Nostra, i janë futur vetë biznesit të kanabisit “me kilometra zero”, pra atij që prodhohet në Itali, shkruhet në artikullin e “La Stampa”-s.

Top Channel