Fluturimi shkon keq! (VIDEO)

10/10/2016 00:00

Veterani i fluturimeve me parashutë Miles Daisher ka mbi supe 20 vjet eksperiencë në hapësirë dhe ka guxuar shpesh të kërcejë nga aeroplani edhe në kushte të këqija atmosferike. Por asnjëherë si këtë radhë, “base jumper” i njohur nuk u terrorizua kur tentoi të hidhej nga një avion “Sesna”, por mbeti i bllokuar në ajër.

Sportisti guximtar amerikan mbeti për më shumë se 30 sekonda i varur në këmbët e aeroplanit dhe vetëm falë ndihmës së një parashutisti tjetër mundi të lirohej e të fluturonte, ashtu siç ka bërë me qindra herë.

Miles Daisher ka kompletuar më shumë se 2700 “base jumps”, si dhe rreth 31 manovra të pagëzuara me emrin “skydiving”.

Top Channel