Fitorja në Shkodër ka një “çmim”, Ramos mungon 6 javë

10/10/2016 00:00

Fitorja e pastër në stadiumin “Loro Boriçi” ka patur një faturë të kripur për kombëtaren spanjolle dhe për mbrojtësin Sergio Ramos që u detyrua ta dalë ende pa u dëgjuar fërshëllima e trefishtë ndaj Shqipërisë në Shkodër. Futbollisti influencues i “La Roha” dëmtoi gjurin dhe u zëvendësua nga Martinez, por problemet me ligamentet do ta mbajnë jashtë fushave për të paktën 6 javë.

Qendërmbrojtësi mori ndihmën mjekësore pasi u rra keq në zhvillimet e një goditjeje këndi, por u zëvendësua nga trajneri Hulen Lopetegi në minutën e 80. Dëmtimi i Sergio Ramos është analizuar edhe në klinikën e Realit të Madridit, me trajnerin Zinedin Zidan që e kishte parashikuar në fushë në sfidën e radhës. Edhe pse futbollisti andaluzian ka vuajtur një start të keq të sezonit ku ka shkaktuar 4 penallti për Realin dhe Spanjën, mungesa e tij do të ndihet në kampin e “galaktikëve”.

Trajneri Zidan është kufizuar në zgjedhjet e tij në ndeshjet e fundit pas problemeve të brazilianëve Marselo dhe Kasemiro, si dhe të mesfushorit kroat Luka Modric. Tashmë listës së infermierisë i shtohet edhe Sergio Ramos, pas 90 minutave të zhvilluar në eliminatoret e Botërorit ndaj Shqipërisë.

Top Channel