Kampionati i NFL, fiton Minnesota, kthehet Brady

10/10/2016 00:00

Minnesota nuk ndalet në National Football League. Skuadra e Vikings shënoi fitoren e 5 radhazi në këtë kampionat gjë që nuk i ndodhte që nga viti 2009 duke mposhtur Houston 31-13, një rezultat ky që vërteton se Minnesota ishte dominuese ndaj skuadrës kundërshtare gjatë gjithë ndeshjes.

New England e harron menjëherë humbjen poshtëruese ndaj Buffalo një javë më parë. Ditën e rikthimit të Tom Brady-t, skuadra e Patriots fitoi ndaj Cleveland 33-13. Brady u bë menjëherë protagonist në këtë përballje teksa shërbeu për 3 ‘touch down’ të Bennet për një distancë prej 406 jardësh.

Zhgënjen sërish New York Giants e cila pësoi humbjen e tretë radhazi. Këtë radhë ajo që gjunjëzoi Giants ishte skuadra e Green Bay Pakcers qe cila e mbylli ndeshjen me rezultatin 23-13. Fitore shënoi edhe Atlanta që mposhti Denver Broncos 23-16, ndërkohë që Philadelphia humbi pathyeshmërinë pasi u mposht nga Detroit me rezultatin 23-24.

Top Channel