Gazetarja më jetëgjatë e L. II B.

10/10/2016 00:00

Atëherë ishte 27 vjeç dhe e punësuar prej vetëm 3 ditësh nga “The Telegraph”, kur u kthye në personin e parë që raportoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Sot, e rrethuar nga të afërm dhe miq, Clare Hollingworth mbushi 105 vjeç në Hong Kong.

Një tjetër arsye për të festuar ishte dhe publikimi i librit të ri të stërnipit të saj, Patrick Garrett, mbi “fatet dhe luftën”, i cili rrëfen histori të patreguara deri tani të Hollingworth, përfshirë historitë e saj mbi ndihmën e dhënë refugjatëve për t’u larguar gjatë luftës nga Polonia.

Familjarët e konsiderojnë si një zonjë të jashtëzakonshme.

“Ajo është e mrekullueshme, shumë e talentuar, kaq e fortë, një personalitet i fuqishëm. Mbi të gjitha është një njeri, të cilin nuk e ndalon dot”, tha Andrew Flude, stërnip i Hollingworth.

Gazetarja britanike u dërgua në Poloni 31 gushtin e vitit 1939 për të raportuar mbi përshkallëzimin e tensioneve në Europë. Ajo arriti ta bindte konsullin britanik në Katovicë, John Anthony Thëaites, që t’i jepte makinën dhe shoferin e tij për një mision faktmbledhës në Gjermani.

Teksa udhëtonte përgjatë kufirit mes dy vendeve, pati rastin të shihte grumbullimin e trupave, tankeve dhe autoblindave gjermane, e telefonoi Ambasadën e vendit të saj në Varshavë. Më vonë, gjatë karrierës së saj, gazetarja do të raportonte mbi konfliktet në Palestinë, Algjeri, Kinë e Vietnam, ndërsa në vitin 1946 i mbijetoi sulmit me bombë ndaj hotelit “King David” në Jeruzalem, ku vdiqën 91 vetë.

Top Channel