PD: Zgjedhjet e lira, nevojë jetike për Shqipërinë

10/10/2016 00:00

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të YEPP-së, ose Forumi Rinor i Partive Popullore Europiane, i mbajtur në Vjenë.

Në fjalën e tij, Këlliçi paraqiti para drejtuesve të të rinjve të djathtë europianë nevojën jetike për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke denoncuar fenomenin e blerjes së votës.

Sipas një njoftimi të PD, kreu i të rinjve demokratë foli për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, duke thënë se, mbi 40% e të rinjve janë të papunë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre duan të largohen nga vendi.

Këlliçi mori mbështetjen e drejtuesve të rinjve të Partisë Popullore Europiane për përballjen e këtyre sfidave.

Ai u takua edhe me kryetarin e Junge ÖVP, Forumit Rinor të Partisë Popullore Austriake dhe njëkohësisht ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin ndau nevojën për më shumë bashkëpunim mes forumeve rinore.

Në fund të punimeve, Këshilli i Kryetarëve të YEPP miratoi një deklaratë që u kërkon Partive Popullore Europiane hapjen dhe modernizimin e strukturave partiake, akses më të madh ndaj shoqërisë civile, ekspertëve, njohjen e gabimeve të së shkuarës, etj.

Top Channel