Të interpretosh në film me familjen (Fotot)

10/10/2016 00:00

Në filmin e ri “Deepwater Horizon”, Kurt Russell dhe thjeshtra e tij Kate Hudson interpretojnë bashkë për herë të parë. Por, këta aktorë nuk janë të parët që në sheshxhirim kanë punuar me të afërmit e tyre.

Shikoni më poshtë kush janë aktorët e tjerë me lidhje familjare që kanë interpretuar në të njëjtin film.

Jake Gyllenhaal dhe Maggie Gyllenhaal (Donnie Darko)

Filmi i vitit 2001 “Donnie Darko” kishte në kastin e tij Jake Gyllenhaal dhe Maggie Gyllenhaal, motër e vëlla. Jake kishte rolin kryesor në film, ndërsa Maggie interpretonte motrën e tij të madhe, Elizabeth Darko.

Martin Sheen dhe Charlie Sheen (Wall Street)

Martin Sheen interpretoi Carl Fox, ndërsa Charlie Sheen (djali i tij) interpretoi Bud Fox në filmin e famshmëm të vitit 1987, “Wall Street”.

John Cusack dhe Joan Cusack (War, Inc)

John dhe Joan Cusack, motër e vëlla, interpretuan bashkë në filmin e vitit 2008 me titull “War, Inc).

Angelina Jolie dhe Jon Voight (Lara Croft: Tomb Raider)

Angelina Jolie dhe Jon Voight punuan bashkë në vitin 2001, për filmin “Lara Croft: Tomb Raider”. Babai dhe vajza e tij e famshme interpretuan respektivisht Lord Richard Croft dhe Lara Croft.

Will Smith dhe Jaden Smith (The Pursuit of Happyness)

Will Smith mori në punë djalin e tij Jaden Smith për filmin e vitit 2006 “The Pursuit of Happyness”, ku interpretuan Chris Gardner dhe Christopher Gardner Jr.

Leslie Mann, Iris dhe Maude Apatow (Knocked Up)

“Knocked Up” ishte biznes familjar për klanin Apatow-Mann. Judd Apatow ishte regjisori dhe skenaristi i filmit të vitit 2007. Ai i ofroi rol bashkëshortes së tij Leslie Mann dhe dy fëmijëve që kanë bashkë: Iris dhe Maude Apatow.

FOTO GALERI
1/6
Jake Gyllenhaal dhe Maggie Gyllenhaal (Donnie Darko)

Top Channel