Gjobat e reja, vetëm në fundjavë 4098 masa administrative

10/10/2016 00:00

Ashpërsimi i gjobave prej gati një muaji duket se ka sjellë efeketet e veta, përsa i përket shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm këtë fundjave janë vendosur 492 gjoba për mosvënie të rripit të sigurimit, një shifër kjo më e ulët se në ditët e para të aplikimit të gjobës së re, numri i të cilave shkonte në 700 apo 800 në ditë.

Sipas shifrave të policisë së shtetit, vetëm në fundjavë janë vendosur 492 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndërsa në total për shkelje të ndryshme janë 4098.

Ndërkaq, shqetësuese është ende shpejtësia e lartë, për të cilën vetëm për këtë fundjavë janë vendosur 690 masa.

Dhjetë drejtues mjetesh janë vënë në pranga, 5 në gjendje të dehur dhe 5 të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, sipas shifrave, janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme. Janë vendosur 63 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 123 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Top Channel