Deklarata e Ramës, Basha: Thagma nga monologu i përjavshëm

09/10/2016 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në raportimin e tij të përjavshëm në rrjetin social Facebook.

Po përmes “Facebook”, Basha ka ironizuar Ramën duke shkruar “Thagma nga monologu i përjavshëm i #EdMashtruesit”, duke vënë piketa në dy prej deklaratat e kryeministrit.

Statusi i plotë i Bashës.
Thagma nga monologu i perjavshem i #EdMashtruesit:
1.Siperfaqja me droge u rrit 5 here ne krahasim me vjet, por ka me pak droge.
2. Trafikantet mbollen faren vietnameze nga frika e policise.
Edhe aerodromet e droges nga frika e policise i ndertuan???
#Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

Top Channel