Spanja dominon në “Loro Boriçi” dhe fiton falë Berishës

09/10/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj spanjollëve të cilët kanë qenë dominues në çdo aspekt të lojës. Diego Costa në të 52’ dhe Nolito vetëm 7 minuta më pas kanë fiksuar edhe rezultatin 0-2.

Si në pjesën e parë edhe në të dytën spanjollët kanë qenë më dominues, por ndryshe nga pjesa e parë kanë qenë më konkretë duke gjetur edhe dy herë rrjetën e golit.

Spanjollët kanë qenë të parët që kanë rrezikuar në minutën e 4’. Top i gjatë i Sergio Ramos, por i paarritshëm nga Diego Costa, gjithçka kontrollohet mjaft lehtë nga Etrit Berisha.

Rasti i parë i pastër për spanjollët ka qenë në minutën e 10’ kur Koke për pak sa nuk shënon golin e avantazhit. Pas një kombinimi perfekt me Diego Costa, Koke godet nga brenda zonës, por Berisha shpëton portën tonë. 8 minuta më pas Berisha ka bërë mrekullinë duke pritur një gjuajtje nga jashtë zone të Vitolos.

Duhej të vinte minuta e 35’ kur Shqipëria të shënonte edhe kërcënimin e parë real në portën spanjolle. Lenjani ka krosuar nga e majta dhe gjen bukur Roshin, i cili i beson shumë të djathtës së tij duke goditur fluturimthi, topi përfundon jashtë.

Edhe në pjesën e parë edhe në të dytën janë spanjollët që godasin dhe Berisha që pret, por në minutën e 55’, ka qenë një gabim i këtij të fundit i cili pason keq me këmbë, Vitolo rikuperon topin, pason te David Silva, i cili i shërben Diego Costa-s. Me portën e boshatisur, sulmuesi i Chelsea zhbllokon rezultatin.

Në të 63’ është Nolito që penetron në zonë dhe godet diagonalisht duke mos i lënë asnjë shans Berishës që të reagojë.

Pas kësaj humbje Shqipëria renditet në vendit e tretë me 6 pikë në Grupin G, po aq kanë edhe kundërshtarët e radhës të kuqezinjve, izraelitët të cilët fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Liehtenshteinit.

Vendi i parë ndahet mes Spanjës dhe Italisë, me nga 7 pikë secila. Italia fitoi në transfertën e vështirë ndaj Maqedonisë, falë Ciro Immobile që shënoi dy herë për të “kaltrit” duke përmbysur rezultatin nga 2-1 në 2-3.

Maqedonia dhe Liehtenshtein ndajnë vendin e fundit duke pasur 3 humbje në 3 ndeshje të luajtura deri në këtë fazë të ndeshjeve eliminatore.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel