Presidenti Nishani niset për vizitë shtetërore në Itali

09/10/2016 18:20

Me ftesë të Presidentit italian Sergio Mattarella, kreu shqiptar i shtetit, Bujar Nishani, u nis drejt Italisë për një vizitë shtetërore.

Presidenti Nishani do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Quirinale, ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun italian si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive.

Më pas, agjenda e vizitës do të vijojë me takimet me Presidentin e Senatit italian, Pietro Grasso si dhe me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Emigracionin në Senatin italian, Pier Ferdinando Casini.
 
Vizita shtetërore e Presidentit shqiptar në vendin fqinj parashikon edhe një takim me drejtues dhe anëtarë të shumtë të shoqatave shqiptare në Itali.

Top Channel