Shkodra vishet kuqezi përpara Spanjës

09/10/2016 00:00

Nga kryeqendra e veriut, në kryeqendrën e shqiptarisë. Atmosfera kuqezi mbizotëron në Shkodër, përpara ndeshjes së Kombëtares me Spanjën.

Dyndja e tifozëve nisi prej orëve të para të paradites së të dielës. Ura e Bahçallëkut është pika hyrëse e mijëra shqiptarëve nga të gjitha trojet.

Shkodra është veshur kuqezi. Qyteti krenohet me posterat e heronjve modernë, Hysaj dhe Balaj, ndërsa kudo mbizotërojnë simbolet kombëtare, ku pjesë e festës janë të gjithë, madje edhe ku pëllumb i stolisur enkas për këtë rast.

Shqiptarët nga të gjitha trojet dhe nga diaspora presin fërshëllimën e startit të sfidës dhe ëndërrojnë për një rezultat historik përballë Spanjës.

Në dyndjen e tifozëve ka edhe nga ata që me punën e tyre janë pjesë e atmosferës festive, por që nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium.

Për të gjithë ata dhe miliona zemrat që rrahin kuqezi kudo nëpër botë mendon Supersport, me emisionet e dedikuara përpara takimit dhe ndeshjen që transmetohet ekskluzivisht duke nisur prej orës 20:45.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel