Shqipëri-Spanjë, ja formacionet sipas AS

09/10/2016 00:00

Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga përballja me 3 herë kampionët e Europës dhe një herë të botës, uebsajti spanjoll sportiv “AS” ka publikuar edhe formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Sipas “AS”, trajneri i spanjollëve, Lopetegui do të fusë në fushën e lojës një formacion sulmues 4-3-3, duke kërkuar menjëherë golin.

Në portë do vijojë të qëndrojë De Gea, ndërsa në mbrojtje do të jenë, Pique, Ramos, Nacho, Carvajal.

Në mesfushën spanjolle do aktivizohen nga minuta e parë Busquets, ndërsa mbeten në dyshim përzgjedhja mes Koke-Thiago ose Iniesta-Thiago.

Në repartin e avancuar do aktivizohen Vitolo, Silva dhe Diego Costa.

Po sipas “AS”, djemtë e De Biasit do të kenë një formacion më tepër mbrojtës, 4-1-4-1.

Si zakonisht Berisha do vijojë të jetë gardiani i kuqezinjve, në mbrojtje do të jenë Aliaj, Mavraj, Gjimshiti, Hysaj.

Në mesfushë sipas “AS” do të jenë Xhaka, Llullaku, Hyka, Basha, Roshi, ndërkohë që reparti sulmues do t’i besohet autorit të dy golave për kuqezinjtë, Balaj.

FOTO GALERI
1/2
Formacioni i Spanjës sipas AS

Top Channel