Këllezi e Gega fituesit e Maratonës së Tiranës

09/10/2016 00:00

E diela ka qenë ndryshe për qytetarët e Tiranës të cilët i janë bashkuar maratonës për ta shndërruar atë në traditë të përvitshme . Të ndarë sipas distancave, maratona ka pasur grupe të ndryshme vrapuesish.

Të parët janë nisur ata që përshkuan distancën prej 21 kilometrash. Në një distancë më të shkurtër prej 10 kilometrash, maratonës i është bashkuar edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, dhe mjafte intelektualë.

Grupi i tretë që i është bashkuar maratonës kanë qenë personat me aftësi ndryshe dhe më pas qytetarë të thjeshtë.

Kjo maratonë renditi dhe fituesit e saj sipas distancave të ndarë në meshkuj dhe femra .Por për kryetarin e bashkisë duket se ishte një sfidë e vështirë.
 
Ndërsa atletja kampione e cila u rendit e para në garën prej 21 kilometrash u bën thirrje të rinjve t’i bashkohen këtij sporti pa nguruar.

Maratona e Tiranës u monitorua nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës e cila në datën 13 në mbledhjen e saj në Holandë do të vendosë zyrtarizmin Maratonës së Tiranës .

Fituesit e Maratonës së Tiranës

Distanca 10 kilometra

Meshkujt
Vendi i parë: Bledar Mesi
Vendi i dytë: Malvin Nikolla
Vendi i tretë: Kledis Malo

Femrat
Vendi i parë: Debora Keci
Vendi i dytë: Anduela Nika
Vendi i tretë: Eglantina Shemaj

Distanca 21 kilometra

Meshkujt
Vendi i parë: Ilir Kellezi
Vendi i dytë: Tiron Mamusha
Vendi i tretë: Besim Ismajli

Femrat
Vendi i parë: Luiza Gega
Vendi i dytë: Besjana Gega
Vendi i tretë: Mimoza Kusari Lila

FOTO GALERI
1/30

Top Channel