Ndarja nga jeta e Bakallit, Basha ngushëllon familjen

09/10/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe miqve të ish-deputetit të kësaj partie, Gilman Bakallit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

“Ndarja e papritur nga jeta e Gilman Bakallit, në një moshë kaq të re ka prekur këdo që e njihte atë përmes auditorit, ekranit, apo në angazhimet e tij të shumta. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe.”, deklaroi Basha.

Bakalli ishte prekur nga një leuçemi akute dhe mbrëmjen e së shtunës ndërroi jetë. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në vitin 2005, por u largua prej saj vetëm 2 vjet më pas.

Top Channel