Goditi me thikë ish të fejuarën, policia shmang përkeqësimin e konfliktit

08/10/2016 00:00

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 4 në kryeqytet kanë arritur të parandalojnë një ngjarje të rëndë mbrëmjen e sotme në afërsi të Shkollës “Bajram Curri”.

Policia njofton se efektivët e Komisariatit Nr 4 ka arrestuar shtetasin Altin M., i cili ka goditur me thikë në këmbë, ish të fejuarën e tij shtetasen A. N., e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur fillimisht ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel