Paris, molotov ndaj makinave të policisë, rëndë dy agjentë

08/10/2016 00:00

Dy agjentë policie janë plagosur rëndë në Viry-Chatillon, një nga lagjet perfierike në jug të Parisit, pasi ndaj makinave të tyre janë hedhur bomba molotov.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Sipas të dhënave të para, agjentët po patrullonin zonën në bordin e dy automjeteve kur një grup të panjohurish i ka sulmuar duke u hedhur në çatitë e mjeteve shishet me benzinë.

Agjentët, shkruan e përditshmja “Le Parisien”, kanë pësuar djegie të rënda, sidomos në krahë e duar dhe po mjekohen në vendin e ngjarjes pasi për shkak të kushteve të tyre është i pamundur transporti në spital.

Sulmi ka ndodhur në një kryqëzim rrugësh të lagjes jugore, që prej kohësh është vënë në shënjestër të të rinjve të zonës, të cilët refuzojnë praninë e kamerës së sigurisë. Më 24 shtator, një makinë u lëshua me shpejtësi të lartë ndaj shtyllës që mban kamerën, e cila mbeti e shkatërruar.

Mjeti filmues ishte rivendosur para pak kohësh, me qëllim mbikëqyrjen e zonës për shkak të pranisë së hajdutëve dhe shpërndarësve të drogës. Dy makinat e sulmuara sot ishin vendosur pikërisht për të ruajtur kamerën.

Top Channel