Meta: Të vazhdojmë përmirësimi i infrastrukturës bujqësore

08/10/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë këtë të shtunë në inaugurimin e rehabilitimit të kanalit vaditës Vjosë-Levan.

Në fjalën e tij, Meta tha se, “duhet të vazhdojë kjo punë e shkëlqyer që është bërë këtu në të gjithë Shqipërinë, për të përmirësuar infrastrukturën e tokave bujqësore”.

“Kjo është e domosdoshme për të rritur ekonominë e vendit, për të përmirësuar të ardhurat e fermerëve dhe për të hapur vende të reja pune”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se, me këtë angazhim, energji dhe mbështetje, që sipas tij në të ardhmen do të jetë edhe më e madhe, “do të bëhet e mundur që bujqësia të jetë një sektor tërheqës i transformimit të ekonomisë”.

Top Channel