Probleme tek Italia, dëmtohet edhe Chiellini

08/10/2016 00:00

Shtohen problemet për Italinë dhe Gian Piero Venturën. Pas dëmtimit të rëndë të pësuar nga Montolivo në sfidën me Spanjën dhe pas përjashtimit të Pellesë për motive disiplinore,  skuadra e të kaltëerve humbet edhe Giorgio Chiellinin për sfidën me Maqedoninë.

Mbrojtësi i i Juventusit pësoi një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë gjatë seancës së radhës stërvitore.

Pas kryerjes së vizitave mjekësore, rezultoi se Chiellini nuk mund të luajë në sfidën e së dielës që do të thotë se ai e lë grumbullimin e të kaltërve.

Pavarësisht kësaj mungese të rëndësishme, trajneri Ventura vendosi që të mos e zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Giorgio Chiellini.

Top Channel