Williams, çfarë dueti me Beyonce

08/10/2016 00:00

Serena Williams e harron për një moment tenisin. Ndërsa pret të riaftësohet plotësisht për të qenë e pranishme në Turin final të WTA të Singapor, ish-numri 1 i botës vendosi t’i dedikohet përkohësisht muzikës.

Amerikania u shfaq në skenë përkrah mikes së saj, Beyonce në një koncert të mbajtur në Metlife Stadium të New Jersey si pjesë e turneut të këngëtares per “Formation Tour”.

Dy emrat më të njohur të muzikës dhe sportit në SHBA interpretuan së bashku këngën “Sorry”  duke i çuar në delir të gjithë të pranishmit që ishin në këtë impiant.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel