Konflikti me maturantët, Meta: Artificial, provokon ëndrrën e largimit të të rinjve

08/10/2016 00:00

Kryetari i LSI-së Ilir Meta është takuar me strukturat e LRI dhe LSI në qytetin e Vlorës, ku gjatë fjalës së tij e ka quajtur të panevojshëm konfliktin mes ministrisë së Arsimit dhe maturantëve.

“Ky është një konflikt artificial, është një konflikt që shteron energjitë e popullit dhe sidomos të shpërdorojë energjitë e rinisë tonë. Politika duhet të përqëndrohet te zgjidhja e problemeve dhe jo mbajtja gjallë e konflikteve që nuk zgjidhin asgjë. Të jemi një vend modeset që nuk e ka luksin që përmes këtij konflikti të vazhdojë të provokojë të rinjve tanë ëndrrën e largimit për fat të keq nga vendi. Këtu mjedisi politik, social dhe ekonomik por edhe edukativ nuk krijon ato kushte dhe premisa ku të rinjtë të ndihen të motovituar dhe të sigurtë për të ardhmen e tyre”, tha Meta.

Kreu i LSI-së, tha se duhet të merren masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata që tentojnë të cënojnë votën e shqiptarëve, të çdo shqiptari që e fotografon atë, manipulon apo e shet.

“Ne mbështesim votimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për të garantuar transparence maksimale, për të garantuar zgjedhje të standardeve më të larta europiane dhe të pakontestueshme. Është shumë e rëndësishme që gjithë forcat politike të tregojnë vullnet për të respektuar standardet e zgjedhjeve. Të merren masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata që do tentojnë të cënojnë votën e shqiptarëve, të çdo shqiptari që e fotografon atë, manipulon atë. Masa ekstreme do të thotë që të parashikohen sanksione shumë të forta dhe të rënda për të gjtha këto fenomene që përmenda”, është shprehur Meta .

Top Channel