Rosberg perfekt, Hamilton mendon për garën

08/10/2016 00:00

Rosberg do të niset për herë të tetë këtë sezon nga vendi i parë dhe duket se ka qenë edhe pak me fat. Vetëm 13 të mijëtat më ngadalë ishte koha që vendosi shoku i tij skuadrës, që startin duhet ta shikojë pas kurrizit të gjermanit.

“Kam bërë një xhiro vërtetë të shkëlqyer dhe gjithçka shkoi shumë mirë. Jam i surprizuar ndërkohë nga ritmi i Ferrarit, sepse mendoja se mund të ishim shumë më përpara, por gjithsesi kemi një diferencë të mirë. Pole position është hapi i parë për të ndërtuar fitoren dhe tani duhet të punojmë për nisjën, strategjinë dhe ritmin e garës”, tha piloti gjerman.

Kjo mund të konsiderohet edhe një tjetër humbje për Hamilton, por ai ndihet mirë sepse në pistë makina e tij është shumë e shpejtë.

“Kur e analizoj xhiron time e kuptoj që kam gabuar në kthesën e tetë, por gjithsesi jam i kënaqur, sepse kam dhënë gjithçka që kisha. Nico ka bërë një punë shumë të mirë deri tani dhe diferenca mund të ishte edhe më e madhe, por e kam ngushtuar atë ndjeshëm. Do të mundohem ta përkthej këtë disavantazh, në avanatazh gjatë garës”, deklaroi Hamilton.

Top Channel