Brexit, shtohen zërat për amnisti për emigrantët

08/10/2016 00:00

Janë rreth 3.6 milionë shtetas të BE që jetojnë në Britani ku 80 për qind e tyre do të mund të qëndrojnë ligjërisht në Britani pas Brexit në vitin 2019. Pjesa tjetër e emigrantëve, më shumë se 600 mijë vetëve do t’u ofrohet amnisti, shkruan The Daily Telegraph e Londrës.

Ministria e Emigracionit ka konkluduar se rreth 80 për qind e shtetasve të BE që jetojnë nuk mund të largohen ligjërisht nga vendi. Ata që jetojnë prej pesë vjetësh kanë të drejtën për lejen e përhershme të qëndrimit.

“Edhe pjesa tjetër natyrisht do lejohet të qëndrojë duke gëzuar të njëjtat të drejta”, shkruan shtypi britanik. Megjithëse ministrat e kabinetit japin garanci privatisht se të gjithë do lejohet të qëndrojnë në Britani pas Brexit, Home Office është duke punuar për të percaktuar numrin e saktë të evropianëve që jetojnë në ishull dhe të përcaktojnë sa kohë kanë që jetojnë.

Ndërkohë çështja e amnistisë është në fazën fillestare të saj dhe ekziston frika se emigrantët evropian mund të fillojnë të dynden drejt Britanisë në numra të mëdhenj përpara daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Shtypi shkruan se qeveria britanike do të duhet të njoftojë një date-afat për emigrantët e rinj, pas të cilës nuk do të përfitojnë dot më nga amnistia që po përflitet.

Top Channel