Maratona e Tiranës, ja si devijon trafiku

08/10/2016 00:00

Bashkia e Tiranës publikoi masat për zhvillimin e Maratonës së Tiranës që do të mbahet të dielën. Andi Seferi u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin këtë aktivitet duke mirëkuptuar organizimin që do të sjellë edhe kufizim lëvizjesh në shumë akse në kryeqytet.

Seferi gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të saj që të dielën të minimizojnë qarkullimin me automjete nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës, me itenerar fillimi dhe mbarimi kryqëzimi i Rrugës së Durrësit me rr. “Dedë Gjo Luli”, duke vazhduar përgjatë Rrugës së Durrësit, Rr. “Dritan Hoxha” Rr. “29 Nëntori” deri në mbikalimin e Rinasit, do të bëhet i kufizuar si më poshtë:

Ndalohet qarkullimi në rrugën “Dedë Gjo Luli”. Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” (sipas sensit veri-jug) me rrugën “Fortuzi”, drejtim i detyruar djathtas. Në kryqëzimin “Rruga e Kavajës” (sipas sensit perëndim-lindje) me rrugën “Dedë Gjo Luli”, drejtim i lejuar djathtas. Në kryqëzimin “Rruga e Dibrës” (sipas sensit lindje-perëndim) me bulevardin “Zogu I”, drejtim i detyruar djathtas.

Ndalohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”. Në kryqëzimin e rrugës “Fortuzi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Mine Peza”, drejtim i detyruar djathtas. Në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “e Bogdanëve”, drejtim i detyruar drejt.

Në të gjitha rrugët që kryqëzohen me rrugën e Durrësit pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë. Kufizohet qarkullimi në sheshin “Karl Topia”. Pezullohet qarkullimi në rrugën “Muhamet Gjollesha” (segmenti Sheshi “Karl Topia” – rruga “Sandër Prosi”) sipas sensit hyrës në shesh jug-veri. Sensi dalës i rrugës “Muhamet Gjollesha” nga Sheshi “Karl Topia” është i hapur.

Në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Don Bosko”, drejtim i detyruar djathtas, kurse drejt vetëm për mjetet e emergjencës dhe shërbimit urban qytetës. Në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “Asim Vokshi”, drejtim i detyruar drejt-djathtas. Kufizohet qarkullimi në rrugën “Dritan Hoxha”.

Pezullohet qarkullimi në rrugën “Dritan Hoxha” sipas sensit jug-veri. Gjatë zhvillimit të aktivitetit korsia e dedikuar është e hapur në shërbim të mjeteve të emergjencës dhe shërbimit urban qytetës. Sensi veri-jug i rrugës “Dritan Hoxha” është i hapur.

Në të gjitha rrugët në anën lindore që kryqëzohen me rrugën “Dritan Hoxha” pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë. Në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha” me “Lord Bajronin” sipas sensit të lejuar për qarkullim, drejtim i detyruar drejt.

Në kryqëzimin e rrugës me “Lord Bajronin” me “Gjergj Legisi”, drejtim i detyruar djathtas.

Kufizohet qarkullimi në sheshin “Shqiponja”. Në kryqëzimin me rrethrotullim të sheshit “shqiponja” me rrugën “Vangje Noti”, drejtim i detyruar djathtas. Në kryqëzimin e rrugën “Teodor Keko” me “Dritan Hoxha kalimi në rrethrotullim, drejtim i detyruar djathtas. Në kryqëzimin e rrugën “29 Nëntori” me “Teodor Keko” kalimi në rrethrotullim, drejtim i detyruar drejt-djathtas.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel