“Shemria”, 3 të arrestuar për kanabis në Kurbin

08/10/2016 00:00

Uniformat blu të Kurbinit finalizuan me sukses operacionin antidrogë “Shemria” duke sekuestrua 20 kilogramë kanabis e duke arrestuar në flagrancë tre shtetas.

Të arrestuarit janë Bashkim Kodra 46 vjeç, Xhevahir Xhaferri 28 vjeç dhe Aldo Xhaferri 29 vjeç, që të tre banues në Kurbin. Lënda iu gjet në afërsi të banesave të këtyre shtetasve.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Top Channel