Fier, arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje

08/10/2016 00:00

Policia e Fierit arrestoi në flagrancë shtetasin Shezai Muhametaj për armëmbajtje pa leje si, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë zjarri automatik, 14 krehëra pushke, 2 krehëra automatiku dhe 200 copë fishekë.

Pas informacioneve të marra, uniformat ushtruan një kontroll në banesën e 38-vjeçarit në në fshatin Frakull e Vogël, ku iu gjetën dhe bllokuan arsenalin që ky shtetas mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel