Tiranë, fshihnin 60 kg kanabis, pranga dy vëllezërve. Akuza PD-PS

07/10/2016 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë mbrëmje 2 persona në Priskë të Vogël, në zotërim të një sasie kanabisi.

Burime policore bëjnë të ditur se, në pranga kanë rënë familjarët Haxhi dhe Vullnet Qefalia, përkatësisht 36 dhe 31 vjeç.

Sipas burimeve, të arrestuarit e mbanin lëndën narkotike, rreth 60 kilogramë, në një shtëpi të marrë me qera.

Ndërkohë, rasti ka marrë edhe ngjyrime politike, pasi Partia Demokratike ka akuzuar deputetin e PS, Xhemal Qefalia, për lidhje familjare me të arrestuarit.

Nga ana e tij, deputeti i ka hedhur poshtë këto akuza. “Nuk i njoh dhe nuk kam asnjë lloj lidhjeje me të arrestuarit. E vetmja lidhje është mbiemri i përbashkët”, ka thënë ai.

Top Channel