Misteri uellsian, skuadra nuk di të dalë në foto që nga viti 1958

07/10/2016 00:00

Uellsi e ka nisur mjaft mirë fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2018, por një gjë nuk po arrin ta bëjë si duhet, të dalë mirë në fotot para ndeshjes. Kjo kombëtare ka një histori të pabesueshme për të dalë shëmtuar në foto.

Më e fundit është ajo para ndeshjes ndaj Austrisë, ku 7 lojtarë vendosën të uleshin, ndërsa katër të tjerë të qëndronin në këmbë. Fatmirësisht për trajnerin Coleman, skuadra dukej më mirë në fushën e lojës duke marrë një barazim 2-2.

Kjo nuk është hera e parë që kjo skuadër del kaq keq, pasi historia nis që në vitin 1958 dhe vazhdon edhe ditët e sotme. Madje, në epokën moderne të kësaj skuadre, Gareth Bale është njëri nga fajtorët pse skuadra nuk arrin të dalë si çdo skuadër tjetër.

Për më tepër, shikoni fotot!

FOTO GALERI
1/8
Para ndeshjes me Izraelin, viti 1958

Top Channel