Meksikë, presidenti dhe qeveria, “nën zjarr” për rritjen e dhunës

07/10/2016 00:00

Kriminaliteti i dhunshëm ka kapluar qeverinë e Meksikës, ka helmuar besimin e publikut në institucione dhe kërcënon ekzistencën e të drejtave bazë të njeriut në mbarë vendin.

Alarmi është dhënë nga liderët e opozitës, të cilët këtë javë akuzuan liderët e qeverisë dhe kërkuan ndryshim të zyrtarëve përgjegjës për sigurinë e brendshme.

“Në fillim të mandatit të tij, presidenti Enrique Pena Nieta ofroi një strategji të re kundër krimit, por ajo nuk ka prodhuar asnjë reultat”, ka deklaruar senatori Fernando Herrera Avila, në një postim në faqen e internetit të partisë opozitare PAN.

“Veprimet e qeverisë kundër krimit dhe dhunës kanë mungesë vizioni, inteligjence, si dhe nuk kanë një strategji parandalimi e koordinimi”, ka nënvizuar senatori.

Politikani tjetër nga PRD, Miguel Barbosa Huerta ka deklaruar se, “lidhjet mes forcave të sigurisë dhe ushtrisë me grupet kriminale po minojnë punën e institucioneve”.

Ndërsa Jose Antonio Ortega, president i shoqatës për Siguri, Drejtësi dhe Paqe ka thënë se, “pandëshkueshmëria, korrupsioni dhe lidhja e disa prej autoriteteve me grupet kriminale janë faktorët përgjegjës për rritjen e dhunës”.

Top Channel