SHBA, akuza e Trump: Po lejoni emigrantë ilegalë vetëm për të votuar

07/10/2016 00:00

Donald Trump është bërë pjesë e një diskutimi që e ndez sërish fushatën elektorale në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë takimit me Këshillin kombëtar të Patrullimeve në Kufi, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë ndoqi linjën e zëvendëspresidentit të Sindikatës së agjentëve patrullues, Art Del Cueto, i cili hodhi idenë se qeveria po lejon emigrantët e paligjshëm të hyjnë në vend për të votuar në zgjedhjet e nëntorit.

“Kemi mësuar se disa prej këtyre individëve – i tha simpatizanti i tij miliarderit njujorkez, – kanë precendentë penalë. Por këto gjëra nuk po merren parasysh, sepse janë duke u përpjekur të kalojnë sa më shumë njerëz që figurojnë në listat e pritjes, ndaj dhe ua ‘korrigjojnë’ statusin e emigracionit”.

Kur Trumpi e pyeti se përse, Del Cueto u përgjigj: Në mënyrë që të jenë në kohë për të votuar.

Miliarderi u kthye nga reporterët e pranishëm në sallë e u tha:

“Deklaratë e fortë kjo, djema. Të lejosh njerëzit të hyjnë në vendin tënd vetëm që të votojnë. Dhe po flasim për profesionistë këtu. Vërtet turp! Por nëse zgjidhem unë president, gjërat do të jenë ndryshe”.

Numri i këtyre emigrantëve, në fakt është pakësuar gjatë administratës “Obama”. Shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë ka deportuar më shumë njerëz se paraardhësit e tij, e fokusi është vendosur në mënyrë të veçantë te personat me precendentë penalë.

Sipas ligjeve në fuqi në Shtetet e Bashkuara, është e jashtëligjshme që një emigrant pa dokumente të rregullta të votojë në zgjedhjet federale.

Top Channel