Spanja, Nacho Monreal zëvendëson të dëmtuarin Jordi Alba

07/10/2016 00:00

Dëmtimi i mbrojtësit Jordi Alba ka vënë në alarm kombëtaren spanjolle. Trajneri Julen Lopetegui vendosi të grumbullojë Nacho Monrealin. Do të jetë mbrojtësi i Arsenalit ai që do të marrë përsipër të luajë në vendin e Albës në krahun e majtë të mbrojtjes në përballjen me kombëtaren shqiptare.

Ndërkohë, Jordi Alba është kthyer në Barcelonë për t’u riaftësuar nga dëmtimi muskular që pësoi gjatë ndeshjes me Italinë. Sipas një komunikate të Federatës Spanjolle, mbrojtësi 27-vjeçar iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore nga ku rezultoi dëmtim muskular i shkallës së ulët.

Edhe pse nuk është bërë e ditur koha e riaftësimit të tij, mendohet se Jordi Alba do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 15 ditë.

Top Channel