Rruga e Arbrit drejt koncesionit, Dervishaj: Puna nis në pranverë

07/10/2016 00:00

Rruga e Arbrit po shkon drejt një ndërtimi me koncesion. Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj u shpreh i bindur se deri në pranverë do të ketë një përfundim konkret për ndërtimin e pjesës kryesore të rrugës, e cila ka dhe koston më të lartë.

Ai nuk përjashtoi as pjesëmarrjen e kompanive shqiptare në këtë procedurë.

“Besoj që do të shkojmë drejt një bashkëpunimi të natyrës partneritet-publik privat sepse edhe buxheti i shtetit ka vështirësi, por edhe kostot e projektit janë të mëdha. Por duke përfshirë investitorët apo kompanitë vendase në forma të tilla bashkëpunimi, besoj që kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt. Unë jam shpresëplotë që Pranverën e ardhshme do të nisë puna për segmentin e pakryer të Rrugës së Arbrit”, thotë ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj. 

Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 72 kilometrash nga Tirana në Peshkopi. Pjesa e pa përfunduar kërkon një investim prej 230 milionë euro. Ka pasur disa oferta nga një kompani kineze për ta ndërtuar me formulë partneritet publik privat, por që jane konsideruar të pa pranueshme nga Qeveria.

Top Channel