Ekonomia u rrit 3.21 përqind

07/10/2016 00:00

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,21 përqind në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave raportoi se krahasuar me tremujorin paraardhës, prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0,91 %.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si, tregti, hotele dhe restorante dhe transporti me +0,70 pikë përqindje, aktivitete profesionale dhe shërbime administrative me +0,51 pikë përqindje, aktiviteti pasuritë e paluajtshme me +0,43 pikë përqindje. E vetmja dege me kontribut negativ është bujqësia me 0,32 pikë përqidjeje më pak, ndërsa të gjitha degët e tjera kanë një kontribut pozitiv.

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, në tremujorin e dytë 2016 u rrit me 3,98 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, kurse konsumi final i qeverisë, në tremujorin e dytë 2016 u rrit me 1,68 %.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,86 % krahasuar me tremujorin e dytë të 2015, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 19,76 %.

Top Channel