Bushati ia dorëzon ministres së Kulturës vulën e Faik Konicës

07/10/2016 00:00

Shtampa EX Libris F.K e quajtur ndryshe si vula e Faik Konicës, dhuratë nga katedralja e Shën Gjergjit dhe Biblioteka “Fan Noli” në Boston, i është dorëzuar paraditen e së premtes Bibliotekës Kombëtare.

“Ishte një nder i madh për mua dhe dorëzimi i shtampës së Faik Konicës dhe jetësimi i një prej amaneteve të tij më kryesore, që kjo shtampë të vendosej pranë Bibliotekës Kombëtare që të ishte pjesë e trashëgimisë kulturore”, tha Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm.

“Fakti që dhe në rrjetet sociale, dhe në citimet e politikanëve, edhe në atë foltore të Parlamentit ashtu sic është, i referohen pa fund citimeve të Faik Konicës, tregon që ca gjëra mbeten dhe që mendjet e mëdha të artit dhe të letrave thonë dhe ato të vërteta që mbeten të përjetshme”, tha Mirela Kumbaro, ministre Kulture.

Shtampa, një realizim unik artistik, përbëhet nga dy gërma platini, dhe dhjetë gjarpërinj që rrethojnë inicialet e shkrimtarit, simbolike që përfaqësonte artin e tipografisë koniciane të periodikes “Albania” dhe librave që u shtypën me këto gërma.

Top Channel