Truproja i Kim kishte deklaruar falimentimin para grabitjes

07/10/2016 00:00

Kompania e sigurisë personale e themeluar e truproja e Kim Kardashian Ëest ka deklaruar falimentimin dhjetë javë para se të ndodhte grabitja e famshme në Paris.

Në disa dokumenta të siguruara dhe publikuara nga DailyMail thuhet se kompania e Pascal Duvalier, 43 vjeç, me zyra në Eppelheim të Gjermanisë, ka aplikuar tek autoritetet gjermane për falimentim duke deklaruar se nuk ka mundësi të shlyejë borxhin prej 1.1 milionë eurove që ka akumuluar.

Në shkrim, DailyMail kujdeset të saktësojë se kjo nuk nënkupton se 43-vjeçari ka gisht në grabitjen e 11 milionë eurove në bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë që Kim Kardashian kishte me vete gjatë ngjarjes.

Duvalier drejton “ProtectSecuritu” prej 19 vitesh dhe në të shkuarën ka punuar me sigurinë personale për Black Eyed Peas, Fergie, will.i.am, Pussycat Dolls, Justin Timberlake, Christina Aguilera, Lana Del Rey dhe Katy Perry.

Top Channel