Pelle nuk luan ndaj Maqedonisë, sillet keq me Venturën

07/10/2016 00:00

Gjesti jo i hijshëm në momentin e zëvendësimit në sfidën me Spanjën i ka kushtuar Graziano Pelle-së. Qendërsulmuesi i “të kaltërve” u përjashtua nga skuadra për ndeshjen me Maqedoninë, vendim ky i ndërmarrë nga Federata Italiane e Futbollit që e kaq konsideruar të papranueshme sjelljen e tij.

“Trajneri Gian Piero Ventura në bashkëpunim me drejtuesit e Federatës vendosi të që të përjashtojë Graziano Pelle nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen e 9 tetorit me Maqedoninë në Shkup për shkak të mungesës së respektit të treguar në momentin e zëvendësimit në sfidën me Spanjën”, lexohet në komunikatën e Federatës Italiane.

“Të jesh pjesë e Përfaqësueses do të thotë të mbartësh vlera të denja për të mbajtur fanelën e “të kaltërve” duke nisur që nga respekti për stafin teknik, shokët e skuadrës e tifozët. Futbollisti do të kthehet menjëherë te klubi të cilit i përket”.

Top Channel