Ferrari zhgënjyes, Arrivabene bën ‘mea culpa’

07/10/2016 00:00

Vetëm një podium në 7 garat e fundit dhe vend i dytë për konstruktorë tanimë i humbur, janë shifrat nga më të dobëtat që Ferrari ka regjistruar në 10 vjeçarin e fundit. 5 gara nga fundi sezonit, shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene bën ‘mea culpa’, duke sqaruar të gjitha gabimet e bëra.

“Makina është më e shpejtë se një vit më parë, por kjo nuk mjafton. Gabimi ynë ishte nënvlerësimi që i bëmë forcës së Mercedes, ndërsa te Red Bull, janë më të përulur se ne. Gabuam shumë që i nënvlerësuam në fillim të verës dhe tani po paguajmë pasojat”, deklaroi Arrivabene.

“Sigurisht që nuk kemi qenë në lartësinë e duhur, por ka edhe shumë gjëra të paparashikueshme. Skuadra jonë nuk është skuadër fenomenësh, por tek ne njerëzit rriten me frymën e Ferrarit. Jemi një skuadër e mirë dhe me shumë entuziazëm dhe ky është një Ferrari i të gjithëve, jo i fenomenëve”.

Më tej shefi i Ferrarit ka folur edhe për paraqitjen që bënë pilotët: “Vettel nuk është një problem, por nuk është as edhe një zgjidhje. Është një nga zgjidhjet së bashku me skuadrën. Ka patur edhe shpërqendrime apo probleme të tjera, por të gjithë bëjmë gabime. Raikkonen e ndjen shumë Ferrarin dhe kujtoj që më ketë skuadër është shpallur kampion bote. Kur vendos këmbën në pedalin e gazit, ai është vërtetë shumë i fortë”, deklaroi Arrivabene.

Top Channel