Ligji i mbetjeve, Nishani konsultohet me aktivistë civilë

07/10/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani është takuar me aktivistë civile, ekspert ligjor dhe mjedisor për tu konsultuar për ligjin e mbetjeve. Gjatë këtij takimi kreu i shtetit tha se ‘nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve’.

Aktivistët renditën argumentet e tyre të shumta që nisin nga ato mjedisorë, ligjorë, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të së drejtës për informim, e deri te ruajtja e shpresës dhe sigurimin e një jete sa më të mirë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm.

“Çështjen dhe kauzën tuaj, për të cilën duhet të vazhdoni të këmbëngulni, po e trajtoj me shumë seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind. Ju garantoj se përsa kohë do të jem në këtë Zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve!”, tha Nishani.

Top Channel