Gjurmët e avionit të zhdukur, gjendet krahu i MH370

07/10/2016 00:00

Një pjesë e krahut të një avioni, e gjetur në Mauritius në muajin maj, tashmë është konfirmuar se i përket “Malasya Airlines MH370”, i cili u zhduk nga itinerari pasi ishte nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit në vitin 2014.

Avioni kishte 230 pasagjerë në bord dhe hetimet për zhdukjen e mistershme vijojnë ende. Kjo është pjesa e tretë e tij që gjendet dhe për ekspertët ato mund të çojnë në zbulimin e vendndodhjes së tij.

Fragmenti nga krahu i avionit, u zbulua në 10 maj në ishullin në Oqeanin Indian dhe u deshën 2 vite për të bërë ekspertizën e tij të plotë.

Ndërsa 2 pjesët e mëparshme të gjetura dhe të konfirmuara se i përkasin MH370, janë gjetur në ishullin Reunion në qershor të vitit 2015.

Top Channel