“Pranga” për posterin e Putin

07/10/2016 00:00

Kushdo që ka vendosur një poster gjigant të Vladimir Putin në urën e Manhatanit në Nju Jork, do të përfundojë në pranga. Mbi imazhin e Putin, i cili mban veshur një kostum zyrtar, me shkronja kapitale mbishkruhet : Njeriu i Paqes.

Posteri ka qëndruar vetëm për 30 minuta duke u valvitur, sepse policia pas njoftimeve mbërriti menjëherë për ta hequr.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Nju Jork u shpreh se nuk kanë detaje mbi personin që e ka vendosur, por se hetimet kanë nisur dhe janë kamerat e sigurisë ato që do të ndihmojnë në identifikim. Një incident i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2014, kur një flamur gjigant palestinez u vendos në po të njëjtën urë.

Posteri i Putin është vendosur në një klimë jo shumë miqësore marrëdhëniesh SHBA-Rusi. Përveç çështjes së Sirisë ku bashkëpunimi për armëpushimin dështoi, Moska ka pezulluar të gjitha marrëveshjet sa i përket energjisë bërthamore dhe të tjera kërkimeve shkencore që kishte me qeverinë e Uashingtonit.

Top Channel