Vlorë, aksioni i IKMT-së në ditën e pestë. Shemben 80 ndërtesa

07/10/2016 12:00

Vijon puna nga IKMT-ja për prishjen e ndërtimeve për hapjen e rrugës dytësore e cila do të lehtësojë trafikun.

Në ditën e pestë të prishjeve, banorët e prekur nga ky investim shprehen: “Kjo është një gjë e mirë, pasi do të hapet rruga dhe ne nuk jemi kundër, por për banesat që na prishën duam dëmshpërblim”.

Ndërkohë që aksioni është në ditën e pestë të tij, ku dy mjete të rënda të IKMT-së se vijojnë punën të mbështetura dhe nga Policia e Vlorës, por deri më sot nuk kanë pasur asnjë kundërshtim nga pronarët e objekteve që janë prishur.

Deri ditën e sotme janë shembur rreth 80 objekte, si dhe shtëpi banimi 5 ndërtesa një dhe 2-katëshe si dhe murre rrethuese.

Top Channel