Presidenti i Kolumbisë fiton Nobelin e Paqes

07/10/2016 00:00

Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i shkon presidentit të Kolumbisë Juan Manuel Santos për propozimin dhe punën e gjatë për marrëveshjen me fraksionin rebel të FARC-ut, pavarësisht dështimit të saj.

Ditën e hënë ishte populli kolumbian ai që refuzoi me votë në referendum, atë që ishte cilësuar si “ujdia historike e paqes” me rebelët e FARC. Për të arritur marrëveshjen ishin dashur plot 4 vite negocim midis presidentit tashme nobelist Juan Manuel Santos dhe liderit të FARC Timoleon Jimenez.

Pas 52 vitesh rebelet më në fund kishin vendosur t’i bashkoheshin  procesit politik, por konflikti i gjatë ka shkaktuar vdekjen e 260 mijë njerëzve , ndërsa 6 milionë janë zhvendosur. Për komitetin e Nobelit ne Stokholm njerëzit në referendum nuk refuzuan thelbin e paqes me rebelët, por specifikat e saj.

“Komiteti shpreson se çmimi i paqes t’i jepet Juan Manuel Santos  për fuqinë për të arritur suksesin në këtë detyrë të vështirë. Ajo që shpresojmë ne është se në vijim populli kolumbian do të korrë frytet e procesit të pajtimit me rebelet e FARC”, tha një përfaqësuese e Komitetit të Nobelit.

Më herët, presidenti Santos ka deklaruar se pavarësisht rezultatit, armëpushimi i negociuar do të mbetet në fuqi, po ashtu ka deleguar një grup negociatorësh për të shkuar në Kubë dhe për t’u konsultuar me liderët e FARC-ut.

Edhe pse Çmimi nobel prej 718 mijë paund tashmë iu akordua presidentit kolumbian, më të përfolurit si fituesit e paqes për ketë vit ishin grupi vullnetar sirian “Helmetat e bardha” për shpëtimin e rreth 60 mijë jetëve nga bombardimet fatkeqe të rajonit.

Top Channel