F1, Rosberg e nis mbarë fundjavën japoneze

07/10/2016 00:00

Në Japoni janë sërish dy makinat Mercedes ato që bëjnë ligjin. Në sesionin e dytë të provave të lira, Nico Rosberg ka lënë pas Lewis Hamilton me 72 të mijëtat. I vetmi që u është afruar kohëve të këtyre dy pilotëve, është Kimi Raikkonen me Ferrari.

Në vend të katërt Max Verstappen me Red Bull dhe i pesti u rendit Sebastian Vettel me Ferrari.

Por, edhe në këtë garë Ferrari është në disavantazh ndaj Red Bullit, pasi bëhet fjalë për një pistë me shumë ndryshime drejtimi dhe kthesa të shpejta. Gjithashtu, në dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë, Ricciardo dhe Verstappen kanë treguar një ritëm gare shumë të lartë, që rivalizon edhe me atë të Mercedesit.

Ndërsa në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë, pas dyshes Rosberg-Hamilton ishte ferraristi tjetër Sebastian Vettel, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikkonen. Pas tyre u renditën pilotët e Red Bullit, Ricciardo e Verstappen.

Top Channel