Grupi D, 4 skuadra me nga 4 pikë

07/10/2016 00:00

Një situatë e çuditshme është krijuar në Grupin D për eleminatoret e botërorit Rusi 2018, ku vendimi i parë ndahet mes 4 ekipeve të cilat kanë nga 4 pikë, ndërsa dy ekipet e tjera ndajnë fundin e tabelës me 0 pikë.

Përballja kryesore e këtij grupi ka qenë ndeshja Austri-Uells e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2. Allen shënoi një gol mjaft të bukur në të 22-tën, ndërsa Arnautovic barazoi 6 minuta më pas për Austrinë.

Një autogol i Wimmer në fundin e pjesës së parë i dha sërish epërsinë Uellsit, por austriakët barazuan dhe një herë tjetër në pjesën e dytë po me Arnautovicin.

Katër pikë në grup ka dhe Irlanda që mundi me një gol të Colemanit, Gjeorgjinë. Ndërsa Serbia arriti një fitore të lehtë në Moldavi 3-0, ku Kostiç e Ivanoviç shënuan në pjesën e parë ndërsa Tadiç realizoi në pjesën e dytë.

Top Channel