Grupi I, Islanda përmbys, Turqia barazon me Ukrainën

06/10/2016 00:00

Islanda arriti një fitore dramatike ndaj Finlandës duke prmbysur rezultatin për të arritur Kroacinë në krye të grupit I me nga 4 pikë. Turqia barazoi 2-2 në shtëpi me Ukrainën gjithashtu duke përmbysur rezultatin.

Goli i Pukit në minutën e 21-të, ngriu islandezët, që u duk sikur u rikthyen pas barazimit të të Arnasonit, por Lod në të 39-tën befasoi sërish duke cuar Finlandën në pushim në epërsinë 2-1.

Pjesa e dytë ishte e tëra dramatike. Islanda fillimisht gaboi nje penallti me Sigurdson ndërsa në të 91-tën, Finnbogason arriti të vulosë barazpeshën përpara se në të 96-tën, Sigurdsson të shënonte golin e fitores për një fitore të pabesueshme të islandezëve.

Në sfidën tjetër të grupit I, Turqia e gjendur në dizavantazhin e 2 golave, barazoi 2-2 në shtëpi me Ukrainën gjithashtu duke përmbysur rezultatin.

Yarmolenko shënoi i pari me penallti, ndërsa Kravets në të 27-tën realizoi dhe golin e 0-2. Skuadra e Shevchenkos u duk se po shkonte drejt një fitoreje të sigurtë, por Tufan shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të 81-tën, Calhanoglu falë një penalltie arriti t’i japë barazimin të tijve.

Top Channel