Kryesimi, Shqipëria e para

06/10/2016 00:00

Fitorja e Shqipërisë ndaj  Lihtenshtejnit në transfertë me rezultatin 0-2 dhe goli i Daniele De Rossit në minutën e 82’ në ndeshjen Itali-Spanjë që barazoi shifrat në 1-1 në supersfidën e luajtur në stadiumin e Juventusit favorizuan kuqezinjtë që të marrin për herë të parë në histori kryesimin e grupit në ndonjë eleminatore pas dy ndeshjesh të luajtura.

Izraeli renditet i katërti me 3 pikë pas fitores në transfertë ndaj Maqedonisë me rezultatin 1-2. Ndërsa këta të fundit ndajnë bashkë me Lihtenshtejnin fundin e tabelës me nga 0 pikë.

Të dielën kombëtaren shqiptare e pret një ndeshje tepër e vështirë, përballja me tre herë kampionët e Europës dhe një herë të Botërorit, Spanjën.

Humbja për kuqezinjtë në këtë ndeshje nuk do të ishte tragjike, por djemtë e drejtuar nga De Biasi kanë treguar se ndaj të mëdhave dinë të fitojnë dhe nëse kjo do të ndodhë, padyshim që do të ishte një festë edhe më madhe se fitorja ndaj Rumanisë në Francë 2016.

Top Channel